Edhe Kadri Veseli e ngucë Sherifin: Ulu Bilall, se ka kulturë në Kuvend. Ke përvojë ti

Edhe Kadri Veseli e ngucë Sherifin: Ulu Bilall, se ka kulturë në Kuvend. Ke përvojë ti

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli duket mjaft në disponim në seancën e sotme, raporton Periskopi.

Ai madje si me shaka po i ‘ngucë’ edhe deputetët. Tash së fundmi i tha deputetit të Nismës, Bilall Sherifit që të ulet në vend. Madje i thotë se ka përvojë në dhënien e propozimeve.

‘’Ulu Bilall se ka kulturë në këtë Kuvend’’, thotë Veseli duke qeshur.

‘’Ka përvojë Bilalli. Ka përvojë.’’

Deputeti Milaim Zeka ka propozuar veten për nënkryetar të Komisionit ad-hoc që do të hartojë një rezolutë përmes të cilës, do t’i kërkohet Parlamentit Evropian që ta themelojë një Tribunal Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.

“Kam një propozim për nënkryetarin, që ka qenë iniciativa nga grupi Nisma edhe e imja personalisht, kështu që unë propozoj që Milaim Zeka të jetë nënkryetar, me zëvendësu Visarin.  E mora mësim prej kryetarit të grupit tonë”, ka thënë Zeka.

Kjo pasiqë deputeti Bilall Sherifi ka propozuar veten për anëtar të këtij Komisioni./Periskopi/

 

 

 

Shpërndaje në: