Edhe Kanada ia bën bllok Rusisë për hapësirën ajrore

Edhe Kanada ia bën bllok Rusisë për hapësirën ajrore

(Fotoja është ilustruese)

Ndonëse, shumë shtete perëndimore kanë bllokuar hapësirën e tyre ajrore për fluturimet ruse, një vendim të tillë e ka marrë edhe Kanada, raporton CNN.

Ministri kanadez i Transportit, Omar Alghabra, ka deklaruar se hapësira ajrore e Kanadasë është e mbyllur për të gjithë operatorët e avionëve rusë.

Kjo sipas tij, ka hyrë në fuqi menjëherë.

“Me plotfuqi të menjëhershme, hapësira ajrore e Kanadasë është e mbyllur për të gjithë operatorët e avionëve rusë. Ne do ta mbajmë Rusinë përgjegjëse për sulmet e saj të paprovokuara kundër Ukrainës”, tha Alghabra.

Kanadaja i është bashkuar një numri vendesh evropiane, duke përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Francën, që kanë njoftuar se do të mbyllin hapësirën e saj ajrore për avionët dhe linjat ajrore ruse në përgjigje të pushtimit të Ukrainës.

Shpërndaje në: