Edhe këtë e tha Klopp: Kundër Man Cityt na duhet formë e mirë e atyre që shesin hot-dogë

Edhe këtë e tha Klopp: Kundër Man Cityt na duhet formë e mirë e atyre që shesin hot-dogë

Jurgen Klopp duket në disponim të mirë para ndeshjes me Manchester Cityn që e zhvillon të dielën, në kuadër të Premier Leagues.

Në fakt, Kloppi nuk e zhvillon, por vetëm do ta shikojë nga banka e rezervistëve se çka do të bëjnë të përzgjedhurit e tij dhe nëse ndonjëri prej tyre dështon të performojë, ky do ta largojë nga fusha pa hezituar, të jeni të sigurtë për këtë, shkruan një person që përkujdeset për artikujt e sportit te Periskopi.

Në deklaratën e tij të fundit ai ka kërkuar formë të mirë nga ata që bëjnë hot-dogë në stadium për një arsye të panjohur.

“Rivaliteti me Cityn po rritet gjithnjë e më shumë. Faleminderit Zotit që quhet vetëm rivalitet. Van Dijk e Henderson janë gati, ndërsa Shaqiri e Matip do të jenë jashtë fushës edhe për disa javë,” u shpreh tekniku gjerman.

“E vlerësoj lart Cityn dhe Guardiolën. Për mua është trajneri më i mirë në botë. Kudo që ka shkuar ka patur impakt të madh në skuadër.

“Nuk do ta koncentrojmë lojën të dielën vetëm në krah. Të dielën duhet të jemi të gjithë në formë.

“Madje edhe ata që shesin hot-dogë duhet të jenë në disponim atë ditë. Do të jetë spektakël futbolli” ka përfunduar Klopp.

Në rregull Jurgen, e kuptuam, je i uritur… /Periskopi.com/

Shpërndaje në: