Edhe LDK bojkoton seancat: Mospagesa e mësimdhënësve është veprim arbitrar

Edhe LDK bojkoton seancat: Mospagesa e mësimdhënësve është veprim arbitrar

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, njofton se e kanë lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit si shenjë pakënaqësie për mosekzekutimin e pagave për rreth 25 mijë mësimdhënës që kanë qenë në grevë.

LDK dhe PDK e kanë lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, teksa PDK ka dorëzuar edhe kallëzim penal ndaj ministrit Hekuran Murati dhe sekretarit të kësaj ministrie.

“LDK në shenjë pakënaqësië, ndaj sjelljes së papërgjegjshme të qeverisë për pagat e mësmimdhënësve, lëshojmë mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Me arsyetimin se Qeveria po shkelë rendin juridik në Kosovë, duke ua pamundësuar 25 mijë familjeve kosovare të ardhurat…Qeveria e Kosovës po tenton të bëhet edhe përmbysëse e rendit kushtetues …Mospagesa është veprim arbitrar”, tha Gashi.

Teksa shtoi se nesër do të ketë seancë të Kuvendit.

 

Shpërndaje në: