Edhe mbështetësit e Putinit kanë filluar ta kuptojnë se lufta nuk po shkon sipas planit

Edhe mbështetësit e Putinit kanë filluar ta kuptojnë se lufta nuk po shkon sipas planit

Edhe zërat pro-Putin kanë filluar të pranojnë  se pushtimi rus i Ukrainës “nuk është duke shkuar sipas planit” dhe se parashikimet për një fitore të shpejtë kanë qenë “tmerrësisht të gabuara”, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.

Boris Nadezhdin, një politikan “opozitar”, tha në një debat në televizonin shtetëror se tani për tani “është e pamundur” të mposhtet Ukraina për shkak të “metodave kolonizuese të luftës” nga Rusia.

Ai gjithashtu bëri thirrje që Rusia ose të rriste përpjekjet e luftës ose të vazhdojë bisedimet e paqes për të përfunduar luftën e përgjakshme.

Komentuesi politik, Viktor Olevich, që zakonisht mbështet Kremlinin, tha për kanalin NTV të premten: “Neve na është thënë se gjithçka po shkon planit”.

“A beson vërtet dikush se gjashtë muaj më parë plani ka qenë të largohemi nga qyteti Balakliya, kundërofenzivë zprapsëse në Kharkiv dhe dështim për të marrë Kharkiv?”, tha ai.

Gjithashtu anëtari i Dumas ruse, Alexander Kazakov, e pranoi se Rusia është përballur me një “tronditje të madhe psikologjike” pas kundërofenzivës së fundit nga Ukraina.

Këto deklarime erdhën në kohën kur Ukraina njoftoi se ka realizuar me sukses kundërofenzivën në jug të vendit dhe që si rezultat i saj ka kthyer shumë territore që më parë kishin qenë nën kontrollin e Rusisë. /Periskopi/

Shpërndaje në: