Edhe mediat serbe shkruajnë për ‘proxy luftën’ e Vjosa Osmanit me Lumir Abdixhikun

Edhe mediat serbe shkruajnë për ‘proxy luftën’ e Vjosa Osmanit me Lumir Abdixhikun

Një sulm i papritur i ka ndodhur kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, nga hiç më pak se shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani.

Blerim Vela nga Presidenca kishte thënë që “Abdixhiku ishte personi i fundit që mund t’i jepte mësime për kauzat Vjosa Osmanit”.

Kujtojmë që presidenti nuk duhet të përzihet në luftën politike mes partive politike, por duket se kjo nuk do të vlejë edhe për Vjosa Osmanin dhe stafin e saj, përcjell Periskopi.

E edhe mediat serbe si Kosovo Online po shkruajnë për një skandal të tillë.

Vela e kishte quajtur Abdixhikun edhe “djalin ideologjik” të Isa Mustafës.

Këto sulme po i vijnë z. Abdixhiku pas suksesit të madh të LDK-së në zgjedhjet e 17 tetorit dhe pas raportimit nga vëzhguesit e BE-së ku u kritikua presidentja Vjosa Osmani. /Periskopi

Shpërndaje në: