Edhe në Kosovë ka dhunë, shpërthejnë grushtat pas ndeshjes Drita – Trepça ’89

Edhe në Kosovë ka dhunë, shpërthejnë grushtat pas ndeshjes Drita – Trepça ’89

Trepça ‘89 ka akuzuar mbrojtësin e Dritës, Liridon Lecin për dhunën e ushtruar ndaj futbollistit të tyre Hasan Hyseni.

Mitrovicasit kanë shkruar në faqen zyrtare se Leci ka grushtuar lojtarin e 89-shit, Hasan Hysenin.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e 89-shit:

“Kryesia e KF Trepçës’89 Falenderon KF Dritën për mikëpritje, Simpatizuesit për anim korekt por shprehë indinjatën ndaj Lojtarit të KF Dritës Liridon Leci i cili pa ndonjë arsye në mënyrë tinzare në koridorin e zhveshtores e grushton dhe ikë Lojtarin tonë Hasan Hysenin.

Pa marrë parasysh këto gjeste të ulëta të një lojtari që i thotë vetes “Profesionist” te ne si kryesi nuk ndikon në marëdhëniet të cilat i kemi me të gjitha klubet Kosovare e edhe me KF Dritën”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: