Edhe një “gabim qesharak” i Donald Trump (Video)

President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë vizitës së tij në Varshavë të Polonisë është takuar me presidentin e vendit si dhe me zonjën e parë Agata Kornhauser-Duda.
Mirëpo, siç shihet në këtë video takimi i tyre nuk ka shkuar dhe aq mirë, transmeton Periskopi.
Në video shihet zonja e parë duke qëndruar afër burrit të saj i cili i zgjati dorën Trump’it. Në momentin kur Trump don të përshëndet zonjën e parë duke i zgjatur dorën ajo thjeshtë e injoron dhe i jep dorën e saj gruas së tij Melania Trump./Periskopi/