Edhe një rast i dyshuar me koronavirus në Kosovë, ministri thotë se është në karantinë

Edhe një rast i dyshuar me koronavirus në Kosovë, ministri thotë se është në karantinë

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka thënë se ekziston një rast i dyshimtë  me koronavirus, i cili po ekzaminohet në QKUK.

Ai ka thënë se pritet qe brenda dy orësh të dalin rezultatet për këtë rast, përcjell Periskopi.

Ai bëri të ditur se rasti është i izoluar.

‘Është rast i izoluar, është që ka hyrë në mënyrë të izoluar, është një rast që ka hyrë në karantinë. Në asnjë në mënyrë nuk ka kalu nëpër korridoret nëpër të cilat jemi”, ka thënë Vitia.

Ai ka përmendur se edhe të shtunën kanë qenë edhe dy raste të cilat ishin me grip të zakonshëm, por meqenëse ishin në Itali, kanë ardhur me vetë dëshirë për të parë mostrat nëse janë të infektuar me koronavirus por rezultatet kanë dalë negative.

Këto deklarata ministri i bëri gjatë përurimit të laboratori i mikrobiologjisë në Klinikën Infektive të QKUK-së./Periskopi/

 

Shpërndaje në: