Edhe Policia e Shqipërisë flet për veturën e vjedhur të Liburn Aliut, i dyshuar një obiliqas

Edhe Policia e Shqipërisë flet për veturën e vjedhur të Liburn Aliut, i dyshuar një obiliqas

Policia e Tropojës në Shqipëri ka reaguar pasi një automjet që iu vodh ministrit të Mjedisit, Liburn Aliua u tentua të kalohej në pikën kufitare të Morinës nga autori i vjedhjes.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një 43-vjeçar me iniciale B. S., banues në Obiliq, Kosovë.

Automjeti tip “Audi A3” me drejtues 43-vjeçarin u kalua në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm gjatë kontrolleve me përzgjedhje në kufi.

Gjatë verifikimit ka rezultuar se automjeti që drejtonte 43-vjeçari, ishte i vjedhur në Kosovë dhe ishte në pronësi të një institucioni shtetëror.

43-vjeçari u vu në pranga  për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

 

 

 

 

Shpërndaje në: