Edhe pse me një lojtar më pak, Gjermania tregon superioritetin e saj kundër Estonisë

Edhe pse me një lojtar më pak, Gjermania tregon superioritetin e saj kundër Estonisë

Gjermania e ka mposhtur me rezultat 3-0 në udhëtim Estoninë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, shkruan Periskopi.

‘Panzerat’ luajtën me një futbollist më pak nga minuta e 14’ kur Emre Can u ndëshkua me të kuq, por kjo nuk i pengoi të shënoni fitore të thellë.

Ilkay Gundogan (52’ 58’) dhe Timo Werner (71’) shënuan në fitoren e skuadrës së Joachim Low që mbajnë hapin me Holandëm në grupin C me nga 15 pikë.

Gjermania pozicionohet në vendin e dytë me 15 pikë grumbulluara po aq sa ka Holanda, kurse Estonia mbetet e fundit me vetëm një pikë të fituar. /Periskopi/

Shpërndaje në: