Edhe SHB’ja regjistron të infektuarin e parë sivjet me linë e majmunit

Edhe SHB’ja regjistron të infektuarin e parë sivjet me linë e majmunit

Në Massachusetts të SHBA-së u regjistrua rasti i parë sivjet i infektimit me linë e majmunit, shkruan “DailyMail” të mërkurën.

Zyrtarët shëndetësorë të Massachusetts njoftuan se rasti u regjistrua te një mashkull i rritur që kishte udhëtuar së fundi në Kanada.

Ky rast vjen ditën kur zyrtarët e Qendrës e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve thanë se po i monitoronin të paktën gjashtë raste të dyshimta me këtë virus.

Nga Qendra u tha se personat që dyshohet se janë të prekur me këtë virus do të monitorohen për 21 ditë, derisa në Evropë, deri më tani janë 12 raste të konfirmuara.
Infeksionet me linë e majmunit janë më të shpeshta në Afrikën Qendrore, ku zakonisht infektimi ndodh nga kontakti i drejtpërdrejtë me kafshët e infektuara.

Përpos kontaktit, virusi mund të përhapet nëpërmjet infeksioneve në lëkurë, kollës apo teshtitjes.

Sipas të dhënave, 1 në 10 raste janë fatale për jetën.

Vitin e kaluar, një burrë nga Teksasi ishte shtrirë në spital me dyshimin se ishte prekur nga kjo sëmundje.

Shpërndaje në: