Edhe shefi i Zyrës së BE’së mirëpret vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Edhe shefi i Zyrës së BE’së mirëpret vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka mirëpritur deklaratën e sotme të Gjykatës Kushtetuese që kërkon nga autoritetet e Kosovës të ekzekutojnë të gjitha vendimet e mëparshme të Gjykatës dhe vendimin për moszbatim të dy vendimeve, përfshirë vendimin e vitit 2016 në rastin e pronës së Manastirit e Deçanit.

Szunyog u ka bërë thirrje autoriteteve të ndërmarrin hapa për të siguruar që vendimet e Gjykatës Kushtetuese, përfshirë vendimin që lejon regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit.

“BE -ja është e përkushtuar për zhvillimin e Kosovës. Respektimi i sundimit të ligjit dhe vendimeve gjyqësore është një vlerë themelore evropiane dhe çelësi për çdo përparim. Nga kjo përfitojnë të gjithë në Kosovë. Qëllimi ynë është i qartë. Ne e shohim Kosovën me një perspektivë evropiane, duke ndarë vlera të përbashkëta”, thuhet tutje.

Shpërndaje në: