Edhe Shpend Ahmeti tallet me pushtetin për “Darkën e Lamës”: Me karriga të sanës në Emerald

Edhe Shpend Ahmeti tallet me pushtetin për “Darkën e Lamës”: Me karriga të sanës në Emerald

Edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për “Darkën e Lamës” të organizuar dje në Hotel Emerald nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Me karriga të sanës (kashtes) e sofra, në Emerald,” – nis shkrimin e tij z. Ahmeti, përcjell Periskopi.

Ai ka kritikuar edhe mos-respektimin e masave të pandemisë nga ana e pushtetit.

Statusi i plotë:

Me karriga të sanës (kashtes) e sofra, në Emerald,

në masa të pandemisë, me rreth 100 mysafirë,

në kohen e ngritjes së çmimeve, pak soladirizim me qytetarët me bukë e kripë e…

P.S.

Lama – vend i rrafshët në fshatrat malor – Emeraldi

Darka e Lamës – falenderim për të mirat bujqësore gjatë vitit dhe solidarizim dhe reciprocitet i fshatarëve për njani tjetrin, sikurse ishte edhe pamja mbrëmë.

Shpërndaje në: