Edhe shtatë objekte tjera do të shemben në Shqipëri

Edhe shtatë objekte tjera do të shemben në Shqipëri

Këshilli Bashkiak i Kurbinit ka miratuar shembjen e 7 pallateve që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pas verifikimeve nga specialistët, pallatet janë shpallur si të pabanueshëm dhe të pariparueshëm.

Bazuar në akt-konstatimet e hartuara dhe miratuara nga Instituti i Ndërtimit është vendosur shembja për pallatet nr. 125, 126, 127, 129, 130, 131 dhe 133 ne Lagjen nr. 4 në Laç./Lapsi/

 

Shpërndaje në: