Edhe sot tërmet në Shkup

Edhe sot tërmet në Shkup

Nata e mbrëmshme ishte pothuaj se e qetë, pas tërmeteve të vazhdueshme që dridhen kryeqytetin dhe rrethinën e tij

Por, edhe mëngjesin e sotëm nuk munguan dridhjet. Një tërmet prej 2.9 ballë sipas shkallës “Ritherit”, goditi Shkupin në ora 08:10 minuta. Ndërsa mbrëmë rreth orës 20 u regjistruan dy dridhje, njëra prej 2.4 ballë e përcjellë nga një më e fuqishme prej 4 ballë sipas “Rihterit”, shkruan TV21.TV

Si pasojë e dridhjeve të vazhdueshme, një numër i konsiderueshëm i ndërtesave kanë pësuar dëme, si çarje të murit dhe rrënje të fasadave./21Media

Shpërndaje në: