Edhe Southgate i hapur që Botërori të luhet çdo dy vite

Edhe Southgate i hapur që Botërori të luhet çdo dy vite

Ditëve të fundit është nxitur një debat i madh lidhur me atë se sa shpesh duhet të zhvillohet Kampionati Botëror.

Ishte ish trajneri i Arsenal, Arsene Wenger ai që propozoi së fundmi që kampionati botëror të mbahet çdo dy vite.

Shumë zëra kishte kundër kësaj ideje, përfshirën edhe nga UEFA, por trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka thënë se është i hapur për këtë ide, vetëm se duhet diskutuar më shumë detaje.

“Jam takuar para disa javësh me Arsene, prandaj kam ide të mira për këtë propozim”, ka thënë Southgate, përcjell Periskopi.

“Mendoj se ka gjëra që duhen konsideruar, gjëra që mund të mos funksionojnë, duhet punë”, shtoi anglezi.

Megjithatë, Southgate ka dhënë edhe një argument në favor të disa lojtarëve, se pse Kupa e Botës mund të ishte mirë të zhvillohej çdo dy vite.

“Por, nëse je lojtar që ka pasur një lëndim për Kupën e Botës, mund të kesh vetëm një shans çdo tetë vite, dhe kjo është e vështirë”, ishin fjalët e seleksionuesit të Anglisë.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, ka dalë kundër këtij propozimi deri më tani. /Periskopi/

Shpërndaje në: