Edhe The Guardian shkruan për Gjykatën Speciale

Edhe The Guardian shkruan për Gjykatën Speciale

Kryeprokurori i caktuar për të drejtuar Gjykatën Speciale, që heton trafikimin e organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, ka thënë se do të përcjellë secilën provë të mundshme.

David Schwendiman, ish prokuror federal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se e njeh ndjeshmërinë politike të organit të mbështetur nga Bashkimi Europian, që ka për qëllim hetimin e dyshimeve për krime lufte në Kosovë mes viteve 1998-2000.

Juridiksioni i kësaj gjykate përfshin pretendimet e raportit të Këshillit të Europës të vitit 2011, për trajtim jonjerëzor dhe trafikim me organe njerëzore në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

Raporti pretendon se pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u kanë hequr organe të burogsurve, shumë nga ta serbë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, lider politik i UÇK-së, ka mohuar pretendimet duke i cilësuar sit ë pabaza.

Schwendiman që nga Haga e ka lancuar formalisht hetimin ka thënë se vendimet e tij do të merren vetëm bazuar në fakte dhe se do të vazhdojë të mbledhë fakte, duke bërë punën më të mirë të mundshme.

“Jam i vetëdijshëm për ndjeshmërinë politike të kësaj cështje, por… Do të udhëhiqem vetëm nga faktet dhe ligji… Jam plotësisht i përkushtuar që të sigurohem që viktimat të jenë të përfshihen dhe të marrin të gjithë mbështetjen që unë mund të ofroj” ka thënë Schwendiman.

Ai ka refuzuar të flasë për të akuzuarit e mundshëm, pasi ka thënë se kjo gjë dihet kur secili të marrë formalisht akuzën nga gjykata.

Shpërndaje në: