Edhe Tomë Gashi i bashkohet Vetëvendosjes, edhe pse vazhdon të mbrojë kundërshtarët politikë të saj (Foto)

Edhe Tomë Gashi i bashkohet Vetëvendosjes, edhe pse vazhdon të mbrojë kundërshtarët politikë të saj (Foto)

Së fundi Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar Haki Abazi. Për të një postim të veçantë në Facebook e ka përgatitur kryetari i këtij subjekti, z.Albin Kurti.

Pikërisht në atë postim ka komentuar avokati më i famshëm në vend, Tomë Gashi, i angazhuar në ekipin mbrojtës për disa prej të ftuarve të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, shkruan Periskopi.

Në një fjali me vetëm nëntë fjalë z.Gashi uron Abazin për vendimin e tij dhe thotë që “Së shpejti do të jemi bashkë”. Në vetëm atë fjali, Gashi i ka bërë katër gabime të rënda drejtshkrimore.

Gashi edhe më herët ka shprehur gatishmërinë e tij për t’iu bashkuar Vetëvendosjes, edhe pse në anën tjetër ka mbrojtur shumë prej ish komandantëve të ish UÇK-së e të cilët janë nëpër subjektet kundërshtare politike. /Periskopi

Shpërndaje në: