Edhe Tottenham e Arsenal në garë për Ceballos

Edhe Tottenham e Arsenal në garë për Ceballos

Shtohen skuadrat që e duan mesfushorin e Real Madridit.

Ishte fillimisht Milani, skuadra që dukej se do të nënshkruante me Dany Ceballos të Real Madridit.

Por duke parë paraqitjet e këtij të fundit në Kampionatin Evropian U21 me Spanjën, edhe klube të tjera kanë nisur interesimin.

Sipas Daily Express, janë Tottenham dhe Arsenal dy ekipet që kërkojnë mesfushorin, i cili nuk ka më vend në ekipin e Zinedine Zidane.

Reali kërkon 50 milionë euro për mesfushorin 22-vjeçar dhe ua ka bërë me dije të interesuarve se çdo formë përpos blerjes së menjëhershme të futbollistit do të refuzohet nga klubi.

Ceballos i ishte bashkuar Realit në vitin 2017 nga Betisi

Shpërndaje në: