Edhe Turqia kundërshton referendumet ruse në Ukrainë

Edhe Turqia kundërshton referendumet ruse në Ukrainë

Turqia, një aleate tradicionale e Rusisë, ka konfirmuar se nuk do t’i njohë rezultatet e referendumeve që po mbahen në rajonet e okupuara të Rusisë në Ukrainë, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Votimet ne rajonet e aneksuara nga Rusia po mbahen në katër rajone të Ukrainës: Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Megjithatë, shumë liderë perëndimorë tashmë kanë deklaruar se këto referendume janë jolegjitime.

Duke folur për CNN turk, Ibrahim Kalin, zëdhënës nga presidenca turke, ka thënë se vendi njeh “shtetin dhe integritetin territorial të popullit ukrainas”

“Ne nuk i njohim referendumet e njëanshme, ne nuk njohim referendumin e Krimeas të vitit 2014 dhe qëndrimi jonë karshi referendumeve të tilla është i qartë”, shtoi ai.

Në fund, zëdhënësi turk tha: “Ne deklarojmë se qëndrojmë krah Ukrainës dhe dialogu diplomatik duhet të fillojë”. /Periskopi/

Shpërndaje në: