‚Edhe Vasfija e paska logon e UÇK-së. I parëndësishëm je’ – Pse i tha kështu Memli Krasniqi Besnik Bislimit?

‚Edhe Vasfija e paska logon e UÇK-së. I parëndësishëm je’ – Pse i tha kështu Memli Krasniqi Besnik Bislimit?

Zv.kryeministri Besnik Bislimi kishte replika të ashpra me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi në Kuvend.

Bislimi ia ka përmendur Krasniqit statusin në Facebook ku e përmendte UCK-në, duke i thënë se Krasniqi i kishte reaguar atij, pra Bislimit.

Mirëpo këtë e ka kundërshtuar Krasniqin.

„Për shkak të parandësisë që e keni. Nëse ju e konsideroni logon e UÇK-së, si reagim ndaj jush, po më vjen keq por edhe Vasfija e paska logon e UÇK-së a mos është duke të reagu ajo edhe ty. Nëse e ke marrë reagim ndaj teje, unë nuk munde me të ndihmu, unë s’muj“, ka thënë ai./Periskopi

Shpërndaje në: