Edhe votuesit besnikë të VV-së dalin kundër: Pranojeni propozimin e LDK-së, ose kurrë më s’iu votojmë

Edhe votuesit besnikë të VV-së dalin kundër: Pranojeni propozimin e LDK-së, ose kurrë më s’iu votojmë

Reagimet e qytetarëve të vendit për reagimin e mbrëmshëm të Lëvizjes Vetëvendosje pas takimit të fundit me LDK-në ku u kërkua prania e ambasadorëve të Quintit kanë qenë të shumta dhe aspak të mira për këtë parti politike.

“Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së. – shkruante Vetëvendosje.

Kjo parti politike tashmë ka shkelur edhe një tjetër qëndrim të dikurshëm, sipas së cilit ndërhyrjet e ndërkombëtarëve nga jashtë e pamundësonin vullnetit qytetar. Lideri i kësaj partie e akuzonte Hashim Thaçin për një gjë të tillë, që tashmë haptas po e kërkon edhe vetë:

“Hashim Thaçit i intereson se kjo ndërhyrje të jetë prej ndërkombëtareve, prej ambasadorëve, prej të huajve për kompromis. Ai nuk po thotë më se i ka numrat, por po kërkon qeveri gjithëpërfshirëse. Neve na intereson që ndërhyrjen jashtë parlamentare ta bëjnë qytetarët”, kishte deklaruar Kurti.

Por, tashmë as votuesit e Vetëvendosjes nuk po mashtrohen kollaj nga këto ndryshime të kohëpaskohshme qëndrimesh.

“Nuk ju kane votu asnjeren prej jush ambasadoret e Quint-it e BE-ja po na qytetaret e Kosoves. Mos na hupni kohe me, shkoni me zgjedhje e na qytetaret e bejme qeverine me votat tona, se na keni lodhe.” – shkruan A.B, një komentuese në profilin e Vetëvendosjes në Facebook.

Ndërkohë që një tjetër, me emrin Mërgimi, ka rrëfyer se si ka votuar këtë parti politike në tri palë zgjedhje rresht, dhe se kërkonte prej saj ta pranonte propozimin e LDK-së që posti i parlamentarit t’i takonte LDK-së dhe nga 5 ministri për njëra-tjetrën.

“Lëvizja duhet t’ja jep kryeparlamentarin Ldk-se, per mijera arsye, konsideroj dy kryesoret: konkretizimi i besimit te gjithe neve votuesve te Levizjes, ne krijimin e institucioneve, e mos humbja e fitores nga tavolina dhe arsyeja tjeter, eshte serioziteti i premtuar gjate tere ekzistimit te LVV. Per ndryshe une kurr më nuk do t’ju votoj ju dhe askend tjeter, po me vjen shume keq.” – shkruan ai në një koment që i ka marrë 119 pëlqime deri tash. /Periskopi

Shpërndaje në: