Edhe Wenger zgjedh Benzeman për ‘Topin e Artë’: Është në nivelin më të lartë

Periskopi.com Sporti

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka shprehur mendimin e tij se kush mund te fitoje “Topin e Artë” këtë vit. Wenger beson se sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema mund të fitojë Topin e Artë.

Trajneri francez ndjen fuqishëm se Benzema ka një shans të mirë bazuar në formën dhe qëndrueshmërinë individuale. Por meqenëse Real Madrid dhe Franca nuk ngritën asnjë trofe, mund të jetë një pikë kundër sulmuesit 33-vjeçar.

Në një intervistë për “Telefoot”, Wenger shprehej, “Nuk ka gjë të paprekshme këtë vit. Për performancën individuale, qëndrueshmërinë, Benzema është në nivelin më të lartë”.

Pas largimit të Cristiano Ronaldos nga skuadra e Real Madrid në vitin 2018 për t’iu bashkuar Juventusit, Karim Benzema u bë sulmuesi kryesor i madrilenëve, duke shfaqur të gjithë aftësitë e tij. Pas paraqitjeve positive që po zhvillonte me Realin, vjen edhe ftesa e kombëtares franceze për “Euro 2020”, duke shënuar edhe katër gola në Kampionatin Europian.