Edi, Dritani dhe Kovaçevski do ta vizitojnë Zelenskyn

Edi, Dritani dhe Kovaçevski do ta vizitojnë Zelenskyn

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka pranuar ftesë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për të vizituar Kievin, njoftoi dje Zyra e Kryeministrit.

Në një bisedë telefonike të enjten, Zelensky e ftoi Abazoviqin të vizitojë Kievin.

Sipas “Vijesti”, Abazvoqiti, do t’i bashkohen edhe kryeministri i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, të cilët e kanë pranuar idenë e Abazoviqit dhe mbetet të vendosin për datën.

Në një bisedë me Zelenskyn, Abazoviqi theksoi se Mali i Zi ka ofruar mbështetje të hapur për pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës që në fillim.

Abazoviq ka thënë gjithashtu se shpreson që Ukraina të marrë statusin e një kandidati për anëtarësim në BE dhe se Mali i Zi, si lider në procesin e negociatave, është i gatshëm të ofrojë ndihmën e nevojshme eksperte dhe politike.

Gjatë bisedës telefonike, Zelensky e informoi kryeministrin për numrin e refugjatëve ukrainas që ka pranuar Mali i Zi dhe ka deklaruar se bëhet fjalë për dy për qind të popullsisë.

 

 

Shpërndaje në: