Edi Rama e quan gënjeshtar Macronin: S’do të paguhemi për afganët

Edi Rama e quan gënjeshtar Macronin: S’do të paguhemi për afganët

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median e madhe franceze ‘Liberation’, ka zbuluar se një pjesë e afganëve që fillimisht u akomoduan përkohësisht në vendin tonë, do të qëndrojnë përgjithmonë këtu. Gjithashti ai ka përgënjeshtruar presidentin francez Emanuel Macron.

I pyetur nga korespondenti i të përditshmes ‘Liberation’ në Tiranë, Luis Seiller, për deklaratën e Macron se Shqipëria do të paguhet për pranimin e refugjatëve afganë, Rama është përgjigjur ftohtë: ‘Kjo është e pavërtetë’.

Ai ka shpjeguar, se një pjesë e afganëve që kanë mbërritur kanë punuar në vendin e tyre për organizata jo qeveritare dhe kompani private dhe se janë ato që mbulojnë shpenzimet e tyre, por pa i dhënë asnjë cent shtetit shqiptar.

Kryeministri Shqiptar ka pohuar në intervistë se SHBA-të i kanë propozuar Tiranës zyrtare financim për ngritjen e kampeve të refugjatëve, por se kjo gjë nuk është pranuar nga qeveria Shqiptare. ‘Sepse kampet janë dehumanizuese dhe krijojnë probleme me popullsinë’, ka thënë ai.

Edi Rama ka pranuar gjithashtu se Shqipëria po përpunon një plan për integrimin e tyre në shoqëri, duke filluar që me fëmijët. Ai ka shtuara se jo të gjithëve do tu jepet viza për të shkuar në SHBA dhe disa prej tyre do të mbeten gjithmonë në vend.

‘Disa prej tyre janë gazetarë dhe teknikë dhe po shikojmë mundësinë ti integrojmë në sistemin tonë mediatik’, zbuloi Rama.

Nuk kanë munguar në këtë intervistë as kritikat për Europën, e cila sipas Ramës ka rënë peng e ksenofobisë dhe se etërit e saj themelues, do kishin pasur turp po në se do ta shihnin sot.

Shpërndaje në: