Edi Rama flet me Vuçiqin për përmirësimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe serbëve

Edi Rama flet me Vuçiqin për përmirësimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe serbëve

Sipas fjalëve që Vuçiq u ka thënë gazetarëve që janë transmetuar në mediet serbe, kryeministri serb ka biseduar me Ramën për gjendjen në Ballkanin Perëndimor dhe në Europë, duke dëshiruar vazhdimin e zgjerimit të Bashkimit Europian, transmeton Koha.net.

“Kemi biseduar në atë se si kemi gjetur interesat tona, se çfarë duhet të bëjmë që të përmirësojmë marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe Shqipërisë, e serbëve dhe shqiptarëve”, ka thënë Vuçiq për takimin e mëngjesit me Ramën.

Ky takim u mbajt gjatë Samitit të Kinës me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore.

Shpërndaje në: