Edi Rama i çon selame Sali Berishës: Po e përsërit filmin e njëjtë, vandalizmi kurrë nuk do të sjellë në qeverisje

Edi Rama i çon selame Sali Berishës: Po e përsërit filmin e njëjtë, vandalizmi kurrë nuk do të sjellë në qeverisje

Edi Rama foli sot rreth veprimeve të bllokut opozitar në Shqipëri dhe tendencës së PDK-së për të quar vendin në zgjedhje të parakohshme. Nga Puka e Shkodrës ai foli rreth vandalizmit që po bën partia e Sali Berishës duke thënë se e djathta do të vazhdojë të humbasë, pasi nuk e ka kuptuar ende pse po humbet.

“Duke treguar në Evropë imazhet e vandalizmit mbi godinën e qeverisë dhe duk në një rrugë që është e njohur për të gjithë është një film i parë sa herë që afrohen zgjedhjet ata i afrohen këtij avazi sepse nuk fitojnë dot zgjedhjet. Ndërtuan një çadër në mes të bulevardit dhe bëjnë çmos për të penguar zgjedhjet dhe reformën në drejtësi, ndërkohë që ajo po shkon përpara duke vazhduar një operacion që do të vijojë në një operacion të thellë. Ata sërish i vihen barrikadë drejtësisë dhe përdorin argumente që janë vetëdiskreditues për këdo që ka vesh e dëgjon me veshët e vet e jo me të tyre”, deklaroi Rama.

Gjithashtu kryeministri theksoi se arsyeja pse ata nuk fitojnë dot zgjedhjet është se janë problemi dhe jo zgjidhja.

“Kam thënë se për sa kohë që mendoni se shqiptarët mund t’i bëni për budallenj, shqiptarët do t’ju lënë aty ku jeni dhe jo vetëm kaq, por do të zvogëloheni gjithnjë e më shumë. Në këto zgjedhje apo të 2021 populli shqiptar do t’i lë aty ku janë ose edhe më pak”, porositi Rama./TCh/

Shpërndaje në: