Edi Rama i ngatërron emrin Pecit, nuk i thotë fare mbiemrin (Video)

Edi Rama i ngatërron emrin Pecit, nuk i thotë fare mbiemrin (Video)

Një incident i pakëndshëm ka ndodhur gjatë Mbledhjes së Përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë me Qeverinë e Kosovës ku po shpalosen edhe një varg marrëveshjesh, siç ndodh rëndom në mbledhje të tilla me frymë patriotike. 

Është kryeministri Edi Rama, ai që si duket nuk i di emrin ministrit tonë të Bujqësisë, Faton Pecit.

Duke i dhënë fjalën, ai e quan ministrin tonë Faton me emrin “Fatjon Peci”, përcjell Periskopi.

“Tani mbas ushqimit shpirtëror, ushtrimi tokësor. Ministrat përkatës të Bujqësisë, z. Fatjon dhe zonja Frida.”

Për fat të mirë, ai nuk i ka ngatërruar atij edhe mbiemrin.

Gabimin mund ta ndiqni nga minuta 1:18:10

Shpërndaje në: