Edi Rama: Kosova pa viza, turp i BE-së

Edi Rama: Kosova pa viza, turp i BE-së

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i është rikthyer toneve të ashpra në adresë të  Bashkimit Evropian për çështjen e liberalizimit të vizave të Kosovës dhe krizës së emigrantëve. gjatë një konferencë të përbashkët me Kryeministrin slloven, Rama e konsideroi turp të BE-së faktin se Kosova është i vetmi popull i çliruar që nuk lëviz dot lirisht.

“Fakti që ka vetëm një popull, i cili nuk lëviz dot lirisht si të gjithë të tjerët në Evropë, – për shkak se duhet të lëvizë me vizë në çdo vend dhe ky është populli i çliruar i Kosovës, – është një turp për Bashkimin Evropian” ka thënë Rama.

Me të njëjtën gjuhë karshi BE, Kryeministri foli edhe për çështjen e emigrantëve. Sipas kreut të ekzekutivit shqiptar, kriza e emigrantëve evidentoi dobësinë e Unionit. Në këtë pikë, Rama sheh faktor kyç në zgjidhje, Turqinë.

Gjatë vizitës zyrtare në Slloveni, Kryeministri Rama dhe homologu slloven diskutuan edhe për marrëdhëniet ekonomike mes vendeve.

Shpërndaje në: