Edi Rama kujton Rugovën: Çdo vit që kalon ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare

Edi Rama kujton Rugovën: Çdo vit që kalon ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka kujtuar presidentin historik të Kosovës Ibrahim Rugovën, në 16 vjetorin e ndarjes nga jeta.

Ai shkruan përmes facebook-ut se Rugova ishte udhëheqësi më atipik dhe ndër të shquarit e historisë shqiptare.

”Në këtë ditë të ngarkuar emocionale të vitit, kujtojmë edhe njeriun e madh të historisë së Kosovës, udhëheqësin më atipik ndër të shquarit e historisë sonë, presidentin e parë të shtetit tjetër të pavarur të shqiptarëve, Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta sot e 16 vjet më parë, por në çdo vit që kalon ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare”.

Shpërndaje në: