Edi Rama nga Brukseli: Fitova mandatin e tretë dhe BE-ja ende nuk i ka hapur negociatat

Edi Rama nga Brukseli: Fitova mandatin e tretë dhe BE-ja ende nuk i ka hapur negociatat

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në konferencën e përbashkët me presidentin serb dhe liderin e Maqedonisë së Veriut në samitin e BE në Bruksel, përcjell Periskopi.

Rama tha se fitoi mandatin e tretë dhe BE-ja ende nuk i ka hapur negociatat.

“Do ta vlerësonim nëse ky komunitet i Europës ngrihet për të qenë bashkë në një shtëpi të përbashkët, pavarësisht se në kate të ndyrshme, po në dhomën e ndenjes qëndrojmë së bashku”.

“Tema kryesore ishte Maqedonia e Veriut. Ishte Maqedonia njëherë e një kohë dhe 17 vite më vonë është ende në pritje si kandidate për çeljen e negociatave, ndryshoi edhe emrin por nuk bëri dallim. Imagjino të ndryshojë Franaca apo Italia emrin. M’u ndesh të fitoja një mandat të tretë që të vazhdoja të prisja për çeljn e bisedimeve dhe ishte shumë e rëndësishme të thoja të vërtetën që arsyeja nuk është thjesht Bullgaria. Por është fryma e deformuar e zgjerimit dhe Bullgaria është shprehja më e dukshme e saj, pra fryma e zgjerimit ka kaluar nga vizioni i përbashkët i një komuniteti te marrja peng nga një shtet”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë u shpreh se ndihet keq që ndodhet në Evropë si mik dhe jo si pjesë e familjes evropiane. Megjithatë, nuk kanë munguar as notat e humorit nga ana e kryeministrit. Ai u shpreh se rruga drejt integrimit do të vazhdojë dhe shpreson që shekullin tjetër vendi ynë të jetë pjesë e BE.

“Jemi evropian dhe duam të gjendemi mes evropianëve. Ndihesh keq sepse ne ende nuk mund të jemi këtu si evropianë, por si miq në një shtëpi të ndarë. Është shumë shqetësuese që edhe sulmi i një pandemik në shkallë globale, një shumë tragjik dhe as një luftë kaq kërcënuese që mund të shndërrohet në një luftë tragjike globale nuk kanë mundur t’i bëjnë bashkë. Ne kemi shumë për të bërë dhe nga njëra anë unë mendoj që ne kemi bërë dhe bëjmë shumë për të mbështetur idenë e presidentin Macron për objektivin që është politik e strategjik i dëshiruar. Ne do të vazhdojmë me rrugën drejt anëtarësimit me shpresën që shekullin tjetër të jemi anëtar. Do përballemi me një Bullgari këtu, një Bullgari atje”.

Kryeministri Rama theksoi se BE sërish nuk e mbajti fjalën për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut./Periskopi/

 

Shpërndaje në: