Edi Rama për satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”: Janë për t’i zëvendësuar policët e korruptuar

Edi Rama për satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”: Janë për t’i zëvendësuar policët e korruptuar

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste. Një nga pyetjet që gazetarët i bënë ishte lidhur me satelitët shqiptarë “Albania 1” dhe “Albania 2” që do ngrihen në orbitë, deklaratë kjo e vetë Ramës dje në seancën parlamentare.

Duke parë një lloj ironie në pyetjen e gazetarëve, Rama u përgjigj po me ironi: “Kini durim, qeshni se e qeshura shëndet është dhe ju bën mirë të gjithëve”

“Shqipëria do ketë satelitë shumë shpejt për të kontrolluar rendin, do ketë edhe dronë inteligjentë që do na shërbejnë. Janë mjete të një teknologjie të re që do monitorojnë shumë gjëra, që nga kufijtë, te ndërtimet, tek informacioni që i duhet strukturave të shtetit për luftën ndaj trafikut të lëndëve narkotike, për të mbjellat e bujqësisë, për shumë çka si dhe për të luftuar krimin e organizuar duke pasur kapacitete monitoruese të paimagjinueshme.

Do shmangin policët e korruptuar. Nuk ka nevojë të jesh vend shumë i zhvilluar për të bërë një kapërcim të tillë përtej imagjinatës. Satelitët do jenë shumë shpejt, ashtu si dhe dronët dhe do rrisë kapacitetet e kontrollit të territorit në të gjitha aspektet, për zjarret, për emergjencat civile,” shtoi kryeministri.

Kujtojmë që edhe në Kosovë deputeti i pushtetit Jahja Kokaj ka premtuar një raketë hapësinore të vogël që do të ketë mundësinë të ngrihet në hapësirë brenda Qeverisë Kurti II”.

Shpërndaje në: