Edi Rama: Shtëpia e Bardhë me Presidentin Biden ta udhëheq reflektimin mbi Gjykatën Speciale e cila sot i shërben Rusisë

Edi Rama: Shtëpia e Bardhë me Presidentin Biden ta udhëheq reflektimin mbi Gjykatën Speciale e cila sot i shërben Rusisë

Kryeministri Edi Rama, ka thënë në Prishtinë se Perëndimi duhet të reflektojë rreth krijimit të gjykatës Speciale dhe siç tha ai ‘gjyqit farsë ndaj Thaçit dhe të tjerëve’.

“Ne që jemi shqiptarë dhe qe flasim shqip, dhe kemi privilegjin e mikrofonit dhe kamerës, duhet ta themi qartë se ky është një gjyq farsë, pa asnjë fakt. Dhe mendoj se jemi të vegjel t’i kërkojmë Shtëpisë së Bardhë të reflektojë rreth kësaj çështje, por mendoj se Shtëpia e Bardhë duhet ta udhëheq reflektimin mbi këtë çështje dhe Presidenti amerikan duhet të njoftohet mirë me kontekstin dhe nuk është e pamundur të kuptohet se si një numër shtetesh perëndimore kanë rënë në grackën e Rusisë, nuk është e pamundur të kuptohet se kanë rënë në grackën e Rusisë. Kjo gjykatë, sot prakikisht i shërben Rusisë”, tha Rama.

Këto komente, kryeministri shqiptar i bëri në përurimin e librit të Enver Hoxhajt ‘Përplasja e madhe’./Periskopi/

Shpërndaje në: