Edi Rama thur lavde për Ali Ahmetin: Është një nga pionierët e Ballkanit të Hapur

Edi Rama thur lavde për Ali Ahmetin: Është një nga pionierët e Ballkanit të Hapur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thurur lavde për kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe e ka quajtur “pionier i Ballkanit të Hapur” duke shtuar se kur ai akuzohej se po ulej me armiq, nuk mund të imagjinohej që gjuha shqipe të ishte gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe të kishte dy zëvendëskryeministra shqiptarë.  

Këto komente Rama i bëri gjatë një konference për shtyp në Samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër. Videon e ka shpërndarë vet Ahmeti në llogarinë e tij zyrtare në Facebook duke e falënderuar Ramën.

“Ali Ahmeti është një nga pionierët e Ballkanit të Hapur edhe kur ne nuk ishim akoma këtu ku jemi e jo më në Ballkanin e Hapur. Mjafton të shikohet cfarë është sot i gjithë sistemi institucional i Maqedonisë së Veriut dhe cfarë ishin në kohën kur i thoshin Ali Ahmetit se po ulesh me armiq. Armiq që ishin në të njëjtin rrugicë dhe që ndajnë së bashku qiellin dhe tokën e këtij shteti. Shteti i cili është i ndërtuar nga dy popullsi shtetformuese: maqedonasit dhe shqiptarët”

“Ishte një kohë që as nuk mund të imagjinohej se gjuha shqipe do të ishte gjuhë zyrtare. Lërë më të imagjinohej se kryetari i Kuvendit do të ishte shqiptar, që dy zëvendëskryeministra do të ishin shqiptar që ku di unë sa ministra do të ishin shqiptarë e kështu me radhë. Pse i them këto. Ithëm pasi që kushdo do të dijë cfarë është Ballkani i hapur dhe ku duam të shkojmë ne ka shumë mënyra për ta mësuar dhe një nga mënyrat është të shikojë rrugëtimin e Ali Ahmetit. A është sot më mirë Maqedonia e veriut nga pikëpamja e harmonisë mes shqiptarëve e maqedonasve apo më keq, a është më mirë Maqedonia e Veriut nga cdo pikëpamje falë kësaj bashkëjetese apo më keq. Ja kjo është Ballkani i Hapur. Ti nuk e zgjedh se me kënd të ka rënë nga Zoti të ndash qiellin dhe tokën. Por ama ti zgjedh se si të bashkëjetosh me të”, tha Rama.

Shpërndaje në: