Edi Rama uron Përparim Ramën: Urime e mbarësi, jam kurioz ta shoh impaktin në Prishtinë

Edi Rama uron Përparim Ramën: Urime e mbarësi, jam kurioz ta shoh impaktin në Prishtinë

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përpara Ramën për fitoren në balotazh ndaj Arben Vitisë.

Rama ka shkruar në platformën sociale Twitter se është kurioz ta sheh impaktin që do ta ketë në Prishtinë një kryetar arkitekt, dhe kjo sipas tij është risi interesante “në një realitet sfidues”.

“Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës”, thuhet tutje në postimin e tij.

Përparim Rama ka dalë i pari në balotazh ndaj Arben Vitisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ku sipas rezultateve preliminare, ai ka arritur 40.659 vota apo 51.07 për qind, derisa Vitia ka 38.958 vota apo 48.93 për qind.

Shpërndaje në: