Edinson Cavani i mahniti të gjithë në ndeshjen e sotme

Edinson Cavani i mahniti të gjithë në ndeshjen e sotme

Edinson Cavani erdhi pa shumë zhurmë tek Manchester United në afatin kalimtar të verës.

Ai u transferua tek “Djajtë e kuq” me parametra zero dhe u “dëbua” nga PSG pa as edhe një përshëndetje zyrtare, përkundër faktit që ai ishte golashënuesi më i mirë në histori të klubit francez.

Ai u inkuadrua në pjesën e dytë sot në ndeshjen ndaj Southamptonit dhe u shndërrua në lojtarin e ndeshjes duke e nxjerrur Unitedin nga “balta” me një asistim dhe dy gola.

Cavani është 33 vjeçar, por duket që është larg pensionimit dhe është i gatshëm të luajë në nivele më të larta të futbollit edhe për shumë vite.

Shpërndaje në: