Edinson Cavani i ofrohet Barcelonës – gjithçka e hapur deri në minutat e fundit të merkatos

Edinson Cavani i ofrohet Barcelonës – gjithçka e hapur deri në minutat e fundit të merkatos

Dita e fundit e merkatos si gjithmonë sjell shumë befasi dhe një nga to është edhe çështja Cavani-Barcelona.

Ylli uruguaian i futbollit, Edinson Cavani raportohet (Mundo Deportivo) t’i jetë ofruar skuadrës së Barcelonës, përcjell Periskopi.

Transferimi i tij në ‘Camp Nou’ është një çështje e kompletuar, por jo e pamundur.

Paga është pika kryesore që po vështirëson finalizimin e këtij operacioni, megjithatë, gjithçka mbetet e hapur deri në minutat e fundit.

Ronald Koeman është i vendosur ta ketë edhe një sulmues në skuadër, dhe me refuzimin e Atletico për huazimin e Joao Felix, Cavani shihet si opsioni më i mirë. /Periskopi/

Shpërndaje në: