Edita Tahiri: Strukturat paralele në veri tashmë janë shuar

Edita Tahiri: Strukturat paralele në veri tashmë janë shuar

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka paralajmëruar se Gjykata Themelore, një zyre e prokurorit, mbi 23 ministri dhe agjencione, të cila nuk kanë vepruar që nga përfundimi i luftës në veri të Mitrovicës, së shpejti do të vendosën dhe do të fillojnë së funksionuari në këtë jesh.

Tahiri po ashtu ka thënë se tashmë është shuar policia paralele, strukturat e drejtësisë paralele dhe mbrojtja civile.

Ajo në një intervistë për Kosovapressin ka treguar edhe për pengesën që Serbia po i bënë kryetarit të Komunës së Mitrovicës në pjesën veriore duke mos e lejuar të nënshkruaj memorandumin e mirëkuptimit me Ministrinë e Planifikimit Hapësinorë dhe me kryetarin e Komunës të Mitrovicës jugore, ku konfirmohet që vija administrative mes dy komunave është sipas ligjit të Kosovës, përkatësisht të planit të Ahtisarit

Sa i përket barrikadës mbi urën e Ibrit, ka thënë se janë duke pritur qëndrim nga delegacioni i Bashkimit Evropian , si ndërmjetësues se çfarë hapa do t’i marrin tutje.

Shpërndaje në: