Edon Zhegrova bën hapin tjetër zhvillues në karrierë: Së shpejti zyrtarizohet te klubi i njohur

Edon Zhegrova bën hapin tjetër zhvillues në karrierë: Së shpejti zyrtarizohet te klubi i njohur

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, pritet të kalojë nga Baseli te Lille në Francë.

Zhegrova shumë shpejtë mund të largohet nga Baseli dhe të transferohet në këtë afat kalimtar në Ligue 1.

Sipas L’Equipe, 22-vjeçari nga Prishtina është afër transferimit të Lille dhe tashmë kanë mbetur vetëm detajet e fundit

Sulmuesi i lëvizshëm i Kosovës thuhet se do të zëvendësojë Jonathan Ikone dhe do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Lille.

22-vjeçari prishtinas ka mbërritur tashmë në Paris, pasi tashmë ka bërë edhe një postim në llogarinë e tij në Instagram.

Ai pritet sot (e premte) të nënshkruaj kontratën e re pesëvjeçare, pasi tashmë kanë përfunduar formalitetet për ekzaminimin mjekësor.

Transferimi i Zhegrovës thuhet se do t’i kushtoje Lillet rreth shtatë milionë euro.

Shpërndaje në: