Edon Zhegrova udhëton me Lille për ndeshjen kundër Marseilles

Edon Zhegrova udhëton me Lille për ndeshjen kundër Marseilles

Edon Zhegrova pritej që të debuton te Lille në takimin ndaj Marseilles, por që në fund nuk u realizua kjo gjë.

Tashmë ka filluar takimi mes të dyja skuadrave, derisa reprezentuesi i Kosovës që kompletoi kalimin pak ditë më parë, ka udhëtuar me skuadrën, por nuk do të luajë.

Bëhet e ditur se Lille nuk ka arritur ta regjistrojë në kohë Zhegrovën, andaj edhe kjo i pamundësoi atij debutimin në këtë takim.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Lille bëri të ditur se anësori ka udhëtuar me skuadrën, por pa treguar arsyen e saktë se përse nuk do të luajë.

“Edon Zhegrova, që udhëtoi me grupin, nuk është i kualifikuar për këtë takim”, thuhet në njoftimin e klubit francez.

Kampioni në fuqi pret që Zhegrova t’i ndihmojë ata në këtë edicion, derisa e vlerësojnë lartë potencialin e tij, pasi edhe për këtë e transferuan nga Baseli.

Shpërndaje në: