Edouard Mendy shpallet portieri më i mirë në botë nga FIFA

Edouard Mendy shpallet portieri më i mirë në botë nga FIFA

Edouard Mendy është emëruar si portieri më i mirë në botë nga FIFA për vitin e kaluar në konkurrencën e burrave, transmeton Periskopi.

Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për portierin e Chelseat, i cili sezonin e kaluar fitoi Champions Leaguen me ‘Të Kaltërit’.

Mendy sezonin e kaluar zhvilloi 69 ndeshje, duke pranuar 45 gola, teksa plot 37 herë mbajti portën e paprekur. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: