Edukimi parafillor nga viti i ardhshëm do të bëhet obligativ

Periskopi.com Lajme

Edukimi parafillor do të bëhet obligativ në vitin shkollor 2023-2024. Projektligji që e rregullon këtë çështje është votuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Përmes këtij projektligji, të vegjëlve do t`iu ofrohet edukimi në të gjitha format e organizimit që nga lindja deri në moshën gjashtëvjeçare.

Lidhur me këtë zhvillim është deklaruar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e cila përmes Facebookut ka dhënë më shumë detaje për të:

Ajo tha se ndër të tjera, ky projektligj do të përfshijë:

Koordinim ndërsektorial

Edukim në familje

Ushqyeshmëri, Krijim të menyve ushqimore

Sigurim e rregullim të materialit didaktik

Monitorim të punës edukative

Aftësim i dadove

Nga viti shkollor 2023-2024 Edukimi Parafillor do të bëhet i obliguar.

“Me miratimin e këtij projektligji shënojmë edhe një hap drejtë zhvillimit të përgjithshëm të sistemit edukativ e arsimor, social e ekonomik.  Investimi në fëmijërinë e hershme garanton të nesërme më të sigurt për fëmijët, familjet dhe gjithë vendin”, ka shkruar Nagavci