Edwards më kujton Messin e ri

Edwards më kujton Messin e ri

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino thotë se talenti i ri i kësaj skuadre, Marcus Edëards i kujton atij pesë herë futbollistin më të mirë në botë, Lionel Messi, kur ky i fundit ishte në hapat e parë të karrierës si futbollist profesionist.

Edëards 17-vjeç është përfshirë në skuadrën e Tottenham për përballjen me Gillingham në kuadër të Kupës EFL.

“Marcus Edwars është ende 17-vjeç. Cilësitë e tij janë të dukshme, trupi i tij dhe mënyra se si ai luan më kujton fillimin e karrierës së Lionel Messit”, tha Pochettino.

“Ai ka një perspektivë shumë të mirë dhe potencialisht mund të jetë një lojtar i madh, por ne duhet të jemi të durueshëm dhe ti tregojmë atij se ka talent”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: