Egjipti në bisedime me Indinë për përjashtimin nga ndalimi i eksportit të grurit

Egjipti në bisedime me Indinë për përjashtimin nga ndalimi i eksportit të grurit

Egjipti është në bisedime me zyrtarët indianë për marrjen e një përjashtimi nga vendimi i Indisë për të ndaluar eksportet e grurit, ka thënë kreu i karantinës së bimëve të Egjiptit, Ahmed El Attar, pasi Kajro kërkon të zëvendësojë blerjet e ndërprera nga pushtimi rus në Ukrainë.

“Ka bisedime midis Indisë dhe Egjiptit në nivelet më të larta për të qenë pjesë e përjashtimeve të këtij vendimi”, tha El Attar për Reuters, duke shtuar se ka komunikim të vazhdueshëm me ambasadorin e tyre në Nju Delhi.

India ndaloi eksportet e grurit pasi një valë përvëluese e të nxehtit shkurtoi prodhimin dhe çmimet vendase arritën një rekord të lartë. Në prill, Ministria e Bujqësisë e Egjiptit njoftoi se kishte miratuar Indinë si një burim të furnizimeve me grurë.

Shpërndaje në: