Egjiptianët ekspozojnë deputetin e Grupit Parlamentar të VV-së: Po kandidon për asamble, mashtrim

Egjiptianët ekspozojnë deputetin e Grupit Parlamentar të VV-së: Po kandidon për asamble, mashtrim

Kryetari i Partisë Liberale të Gjakovës e ka akuzuar për mashtrim deputetin Fridon Lala nga IRDK që bën pjesë në grupin parlamentar të Vetëvendosjes në Legjislaturën e VIII të Kuvendit të Kosovës.

Veton Berisha nga PLE ka thënë se dje e ka kuptuar lajmin se Lala po kandidon edhe për asamble komunale në Gjakovë.

“A e duron Gjakova një mashtrim të tillë kur të gjithë e dimë se atij nuk i lejohet të jetë edhe deputet në Kuvend të Kosovës edhe asmableist në asamble komunale pasi që ligji nuk e lejon!” – pyet z. Berisha, përcjell Periskopi.

Në anën tjetër, Elbert Krasniqi nga IRDK-ja, është pjesë e Qeverisë Kurti II si ministër i një dikasteri.

Nuk dihet nëse fitorja e z. Lala si këshilltar komunal do t’i mundësonte atij që t’i mbante dy vende pune.

Status i Veton Berishës:

Mesazh Gjakovës!
Dje e kuptova se edhe deputeti ynë Fridon Lala kishte kandiduar për asamble komunale në Gjakovë!
A e duron Gjakova një mashtrim të tillë kur të gjithë e dimë se atij nuk i lejohet të jetë edhe deputet në Kuvend të Kosovës edhe asmableist në asamble komunale pasi që ligji nuk e lejon!
Ai që i beson këtij duke ja besuar votën le ta di se është mashtrimi i tij i radhës!
Gjakovarë, mos më thuani që nuk ju kam tregu se pastaj po ankoheni se spo ka kush ju përfaqëson!
Ky Lala le që e knaqi në parlament pa ju ni zani kurrë, tash po dojka me knaq edhe asamblenë e Gjakovës!
Me u shit si intelektual edhe me mashtru popullin vërtetë ska kuptim!
Me respekt
Veton Berisha

Shpërndaje në: