“Ego e brishtë dhe mungesë kulture demokratike”-Maliqi kritikon qasjen e kryeministave Kurti dhe Rama ndaj mediave

“Ego e brishtë dhe mungesë kulture demokratike”-Maliqi kritikon qasjen e kryeministave Kurti dhe Rama ndaj mediave

Analisti Agon Maliqi ka reaguar përmes një postimi në Facebook ku kritikon mënyrën se si dy liderët e rajonit – kryeministri në detyrë i Kosovës dhe ai i Shqipërisë – e trajtojnë median dhe gazetarët.

Maliqi shprehet i shqetësuar për mungesën e përballjes me kritikat, duke e konsideruar si problematikë të thellë të kulturës demokratike.

“Nuk e di cili model i trajtimit të mediave është më i keq. Ky i kryeministrit të Kosovës, që i shmang përballjet me mediat kritike krejtësisht, apo ky i kryeministrit të Shqipërisë, që pranon të përballet por i trajton gazetarët me një poshtërim, nënçmim dhe bullizim të padenjë për çfarëdo figure publike, e lëre më për kryeministër,” shkruan ai.

Sipas Maliqit, në të dy rastet, mënyra se si pushtetarët reagojnë ndaj kritikës publike “ta kujton egon e brishtë të fëmijës” dhe zbulon “mungesë elementare të kulturës demokratike”.

Shpërndaje në: