Ejupi- Hajzeraj e AAK-së: Rendi kushtetues nuk duhet të cenohet, Vjosa Osmani u ngut me deklarata

Periskopi.com Lajme

Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pranvera Ejupi-Hajzeraj, tha se rendi kushtuetues nuk duhet të cenohet.

Ejupi-Hajzeraj tha se fryma agresive nuk duhet të jetë nga Vjosa Osmani.

“As lista e AAK-së nuk është çertifiku, i kemi katër persona që është bërë ankesë në PZAP dhe nuk është marrë ende asnjë përgjigje. E kemi një rast pothuajse banal për një gjobë në trafik. Do të presim derisa të merret vendim dhe do t’i marrim hapat e nevojshëm”, u shpreh ajo.

Tutje ajo u shpreh se Kushtetuesja është po e njëjta që rrëzoi edhe Qeverinë Hoti. “Kushtetuesja e njëjtë. Kur u rrëzua Qeveria Hoti, Vetëvendosja tha se e zbatoi dhe e kreu deytën e vet, por kur po merr vendime që nuk po i pëlqejnë një subjekti politik atëherë Gjykata Kushtetuese është e njëanshme. Ne duhet ose t’i besojmë ose të duhet të mos i besojmë Gjykatës Kushtetuese. Ne deri më tani nuk kemi pasur asnjë problem në zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, por nuk duhet të jenë target e të fyhen vazhdimisht”, deklaroi Ejupi-Hajzeraj.

Gjithashtu në këtë debat, ajo potencoi se edhe Aleanca do t’i ndjekë rrugët ligjore. “Ata që janë të pakënaqur duhet të bëjnë ankesë, nuk kemi dalë jashtë kornizave ligjore. Tematika u lidh për shkak të deklaratës së Osmanit, ata janë ngutë në deklarata, ne do t’i ndjekim rrugët ligjore por nëse merret vendim për largim, ne do ta respektojmë”, tha ajo.

Ejupi-Hajzeraj theksoi se AAK-ja i ka respektuar të gjitha vendimet. “E kam parë shumë shpesh që njerëzit flasin pa përmbajtje. Kemi këtu shumë figura politike që e marrin një person dhe bëjnë kauzë për të, por në përmbajtje nuk kanë asgjë. Zotri Hoxha e përmendi programin zgjedhor. Ne kemi programin zgjedhor komplet të gatshëm”, tha Ejupi-Hajzeraj.

Hajzeraj foli edhe për kandidatin për president të cilin e ka ofruar AAK-ja. “Ne mendojmë që e kemi zgjedhur personin më të dëshmuar për president. Ai është dëshmuar dhe ka bërë gjëra jashtazakonisht të mira. Të gjithë që punojnë edhe gabojnë, por Haradinaj e ka mbështet, e ka përkrahë dhe ka luftuar për këtë vend. Është shumë me rëndësi me pasë një atdhedashuri dhe me i dalë vendit në mbrojtje. Haradinaj e ka treguar vetën në etapa të ndryshme dhe është legjitime që e ka shpalluar kandidaturën e tij për president. Është figurë unifikuese, sepse ka luftuar dhe ka ndikuar në shtetndërtim”, potencoi ajo.

Ajo rënditi sukseset që Haradinaj i arriti gjatë qeverisjes së tij. “Haradinaj e ka bërë ushtrinë e shumë gjëra të tjera. Unë besoj që do të gjendet një person unifikues, e di që secili subjekt anon ka kandidatët e vet. Haradinaj është zgjidhja më e mirë që të kemi një qeverisje afatgjate dhe stabile. Me Haradinajn nuk do të ketë zgjedhje shumë shpesh. Haradinaj do ta garantonte stabilitetit institucional”, vazhdoi Ejupi-Hajzeraj.

“Edhe nëse juve si subjekt politik nuk ju konvenon por është koha e zgjedhjes së presidentit. Shancat përcaktohen më 14 shkurt”, tha ajo. Në këtë debat, Ejupi-Hajzeraj iu drejtua kandidatit të VV-së duke thënë se i vije keq që kanë një frymë shumë kundërshtuese dhe se e kanë marrë një lloj agresiviteti kundër çdo partie. “Edhe ata që e kanë kriju, nuk ka qenë rrugë e lehtë me shpallë pavarësinë e m’i kriju institucionet. Ata që rrijnë anash e kanë më lehtë të krijojnë kauza të shtetrrënimit. Një subjekt politik që nuk e ka pranuar Kosovën si shtet na tregon tash që nuk është i denjë një përson që ka sakrifiku. Ne kemi dhënë kontribut edhe nga diaspora. pse nuk e bënë ushtrinë. Ju duheni me dashtë atdheun tuaj. Haradinaj deklaratat e veta i ka publike”, theksoi Ejupi-Hajzeraj.

“Ai ka një bagazh të gjerë edhe politik edhe të shtetndërtimit. Ka kontribuar me vite të tëra. Haradinaj këtë herë e ka shpallur kandidaturën për president, ai është i pjekur e i matur, e ka një program zgjedhor me të cilin ne si kandidatë do t’i kemi disa shtylla me të cilat do të garojmë. Ne e kemi rimëkëmbjen, programin ekonomik, e kemi sigurinë, ligjin për Trepçën. Pse LDK-ja nuk e bëri Ligjin për Prishtinën, por e bëri Haradinaj”, vazhdoi tutje.

Njëherit, në këtë debat, Ejupi-Hajzeraj foli edhe për sondazhet që janë duke u bëre. “Kolegët e mi thanë që kemi sondazhe fiktive. Ajo nuk është mjaft korekte dhe fer nga televizionet, portalet e gazetat që bëjnë një marketing të jashtëzakonshem. Unë erdha nga terreni, kur po dalim dhe po e shohim, po zhvillohen gjërat ndryshme”, u shpreh ajo në Kanal10.

Tutje, ajo tha se AAK-ja së shpejti do t’i ketë 20 deputetë. “Për subjektin që e përfaqësoj unë jam e sigurt që do të kalojmë mirë. Gjitha partitë po pretendojnë që kanë me fitu, nuk është mirë që telvizionet, portale e gazetat me ndiku tek opinioni publik, duhet ta lënë votuesin vetë të vendosin. Herën tjetër të mos flasim me akuza, por të flasim konkret për programe çka ofrojmë ne. Ne për rindërtim ekonomik, planifikojmë me investu rreth 1 muiliard euro. Nëpër parti politike, ne që shkojmë jemi individ dhe si të tillë i shtojmë vlera parties”, përfundoi Ejupi-Hajzeraj.

Shpërndaje në: