EKF-ja fajëson Kosovën: I papranueshëm përdorimi i sportit për agjenda politike

EKF-ja fajëson Kosovën: I papranueshëm përdorimi i sportit për agjenda politike

Federata Evropiane e Karatesë e ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për mospjesëmarrjen e karateistëve kosovarë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Spanjë.

Sipas EKF-së, përdorimi i sportit për agjendat politike është i papranueshëm.

“EKF bëri të pamundurën për të siguruar që garuesit nga Kosova të kishin kushtet më të mira për të marrë pjesë në ngjarjen në Guadalajara, ashtu si bëmë me pjesën tjetër të 48 delegacioneve nga e gjithë Evropa që morën pjesë në ngjarje”, ka thënë Espinos për “insidethegames”.

Mirëpo, nga përfaqësueset e delegacionit të Kosovës jemi njoftuar se janë udhëzuar nga qeveria e tyre që të heqin dorë nga pjesëmarrja në ngjarje, pasi kishin arritur këtu dhe ishin në Guadalajara me pjesën tjetër të delegacioneve pjesëmarrëse në kampionat”.

“Ne e konsiderojmë të papranueshëm përdorimin e sportit për agjendat politike dhe shpresojmë që sportistët të mund të ushtrojnë sportin e tyre pa ndonjë formë të presionit politik nga qeveritë e tyre”.

Shpërndaje në: