Fitore për Arsenalin dhe Liverpoolin – Manchester City gabon ndaj Southampton

Periskopi.com Sporti

Arsenal dhe Liverpool kanë arkëtuar nga tri pikë të reja në Premier League, por jo edhe Manchester City.

Arsenal ka fituar në udhëtim kundër skuadrës së Burnley, me rezultatin minimal 0:1, shkruan Periskopi.

Ky takim u vendos në minutën e 30’, kur Martin Odegaard ekzekutoi për mrekulli një gjuajtje të lirë që u dha në favor të ‘Gunners’.

Fitore mori edhe Liverpool, por ‘Reds’ arritën që të fitojnë me tri gola epërsi (3:0), në përballjen me Crystal Palace.

Lojtarët e Jurgen Klopp zhbllokuan rezultatin me anë të Sadio Mane, kurse golat për rezultatin final erdhën nga Mohamed Salah e Naby Keita.

Manchester City nuk arriti të përmbushte pritshmëritë në përballjen me Southampton, duke marrë vetëm një pikë.

‘Citizens’ luajtën baras pa gola, në një ndeshje ku VAR-i  i bëri një ndihmë të madhe skuadrës së Pep Guardiolas.

Në minutë e 63’ u akordua penallti për Southampton dhe u dha karton i kuq për Kyle Walker, por VAR anuloi të dyja vendimet.

Pak minuta më vonë, VAR-i i mohoi fitoren Man City, kur anuloi një gol për një offside të Raheem Sterling.

Me këto tri rezultate, situata qëndron kështu: Arsenal numëron gjashtë pikë, Burnley mbetet me një pikë, Manchester City shkon në vetëm 10 pikë, Southampton numëron katër, kurse Liverpool merr pikët e 13-a, duke lënë Crystal Palace me vetëm pesë pikë. /Periskopi/

Super-gol nga Martin Odegaard, Arsenali në epërsi

Periskopi.com Sporti

Martin Odegaard ka shënuar një gol jashtëzakonisht të bukur.

Ylli norvegjez i ka dhënë epërsinë skuadrës së Arsenal në përballjen me Burnley, shkruan Periskopi.

Odegaard shënoi një gol nga gjuajtja e lirë, atëherë kur luhej minuta e 30’ e takimit.

Më poshtë Periskopi ua përcjell golin e Odegaard. /Periskopi/

Arteta: Ka dritë në fund të tunelit për Arsenalin

Periskopi.com Sporti

Mikel Arteta ka lavdëruar përgjigjen e Arsenalit rreth startit jo të mirë këtë sezon, dhe ka paralajmëruar që nuk duhet të ketë befasi në ndeshjen e ardhshme kundër Burnley.

Arsenali i shpëtoi një rekordi të tmerrshëm prej katër humbjeve në sezonin e ri të Premier Ligës, ku në xhiron e fundit regjistroi fitore minimale 1:0 kundër Norwich.

“Djemtë ishin të lumtur sepse ne përjetuam një reagim tejet të mirë nga tifozët, dhe po ashtu fituam ndeshjen tonë të parë në Premier Ligë”, tha Arteta.

“Me të vërtetë mund të shoh dritë pas kësaj fitoreje. Ju them që jam tejet optimist gjatë të gjithë kohës. E kam parë dritën dhe mund të shoh dritat që shndërrojnë. Mund të kemi pengesa gjatë rrugëtimit drejt asaj drite, por mund të shoh dritën në fund”, tha trajneri i Arsenalit.

Pas një starti jo të mirë në Premier Ligën angleze, ku brenda katër xhirove ka regjistruar tre humbje dhe një fitore, skuadra e Arsenalit në ndeshjen e radhës do të përballet me Burnleyn, si mysafir në stadiumin “Turf Moor”.

Wilshere afër kalimit tek Arsenal si lojtar i lirë? Mesfushori komenton fjalët e Mikel Arteta

Periskopi.com Sporti

Jack Wilshere mund të rikthehet te skuadra e Arsenal.

Mesfushori anglez ka mbetur aktualisht pa skuadër dhe po kërkon çdo rrugë për të rigjetur formën e tij.

Lidhur me lojtarin ka folur edhe trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, i cili e ka vlerësuar si person, duke kujtuar edhe kohët kur luanin bashkë. Spanjolli mes rreshtash linte të kuptohet se Wilshere do të gjente pritje të ngrohtë në klubin londinez.

Këto fjalë të trajnerit më pas janë komentuar edhe nga vet ish lojtari i Arsenal.

“Të dëgjoj trajnerin – me të cilin kam luajtur, kam pasur raporte të mira, kam shijuar lojën, kam ndarë dhomat e zhveshjes – ta dëgjoj duke thënë se dera është e hapur, është ndjenjë e mirë”, ka thënë Wilshere, transmeton Periskopi.

“Unë kam kaluar shumicën e jetës sime në atë klub. Kam dhënë shumë për atë klub”, shtoi mesfushori.

Mbetet të shihet nëse Wilshere dhe Arsenal do të arrijnë marrëveshje bashkëpunimi, pas këtyre komenteve. /Periskopi/

17 vjeçari i Arsenal turpëron dy yjet e Man Utd, video bëhet virale

Periskopi.com Sporti

Videoja e talentit të Arsenal duke turpëruar dy yjet e skuadrës së Manchester United po bëhet virale.

17 vjeçari i Arsenal, Charlie Patino është aktivizuar në ndeshjen e U23 mes Arsenal dhe Manchester United.

Në këtë ndeshje ishin edhe portieri Dean Henderson i Man Utd dhe Phil Jones, që vijnë nga skuadra A.

Por, dyshja nuk kaluan aspak mirë me Patino. Lojtari i rrëzoi që të dy dhe shënoi gol të bukur.

Ky gol i shënuar nga tinejxheri i Arsenal po konsiderohet nga solo golat më të mira.

Më poshtë mund ta shihni videon për të cilën bëhet fjalë. /Periskopi/

Arsenal merr fitoren e parë këtë edicion – City vazhdon formën e mirë

Periskopi.com Sporti

Arsenal ka marrë fitoren e parë këtë edicion në Premier League, në përballjen ndaj Norwich City, ndërsa Manchester City ka vazhduar formën e mirë edhe ndaj Leicester.

Skuadra e Mikel Arteta ka shënuar një fitore minimale në përballjen me Norwichin e Milot Rashicës, falë golit të vetëm të shënuar në ndeshje që erdhi nga Pierre Emerick Aubameyang, shkruan Periskopi.

Aubameyang gjeti golin në minutën e 66’, kur Nicolas Pepe dha një asistim për të.

Në ndeshjen ndaj Arsenal, Rashica luajti vetëm nga minuta e 69’, por nuk arriti të linte ndonjë gjurmë.

Në anën tjetër, Manchester City ka shënuar po ashtu një fitore minimale, në një takim mjaft të vështirë me Leicester City.

Të dy skuadrat patën raste të shumta, por fati deshi që tifozët të shihnin vetëm një gol.

Ishte goli i Bernardo Silvas ai që vendosi fatin e takimit. Ky gol erdhi në minutën e 62’ të ndeshjes dhe pati vlerën e tri pikëve për skuadrën e Pep Guardiolas.

Manchester City tashmë shkon në nëntë pikë, kurse Arsenal merr tri pikët e para. Leicester mbetet me gjashtë pikë, kurse Norwich akoma pa pikë. /Periskopi/

Nuk ka marrëveshje mes Conte dhe Arsenal

Periskopi.com Sporti

Fabrizio Romano ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet për një para-marrëveshje mes Antonio Contes dhe Arsenalit.

Pas fillimit jashtëzakonisht të dobët të Arsenalit në Premier League, zëra të shumtë e lidhin Antonio Conten me skuadrën londineze.

Megjithatë, raportimet e fundit nga Romano bëjnë të ditur se asgjë rreth këtyre nuk qëndron. Këtë e ka thënë një agjent i afërt me Conte, Fedeerico Pastorello.

“Thashethemet për para-marrëveshjen me Arsenal nuk janë të vërteta”, ka thënë Pastorello, transmeton Periskopi.

Arteta thuhet se ka kohë deri në tetor për të kthyer situatën në favor të tijin dhe t’i përmirësojë rezultatet e ‘Gunners’. /Periskopi/

Kjo video e transferimit të ri të Arsenalit i ka bindur fansat se ai është ‘më i mirë se Cristiano Ronaldo’

Periskopi.com Sporti

Fansat e Arsenalit besojnë se Takehiro Tomiyasu mund të jetë njeriu që mund ta ndalë Cristiano Ronaldon, pasi ka shkuar viral një klip nga shpërthimet e tij në Serie A.

Përmbledhja e shkurtër tregon mbrojtësin e krahut duke dominuar rivalin në ndeshjen Bologna-Juventus, transmeton Periskopi.

Tomiyasu, 22-vjeçar, vodhi topin nga Ronaldo para se ta mbante në shpinë, për t’u larguar pastaj nga rreziku.

Nuk është asgjë për t’i shkulur flokët, por fansat e Arsenalit janë të bindur se klubi ka transferuar një yll.

Një fans në Reddit komentoi: ”CR7 erdhi në Premier League për të ikuar nga ai.”

Një tjetër shtoi: ”Jam i bindur. Ai është më i mirë se Ronaldo, nuk mund të thoni ndryshe.”

Por një tjetër shtoi: ”Klipe si ky ndërtojnë shpresa fallco.” /Periskopi.com/

Situata është aq e keqe tek Arsenali, saqë Willian u tërhoq edhe nga paga marramendëse vetëm që të largohej

Periskopi.com Sporti

Willian kishte edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij me Arsenalin, sipas të cilës fitonte një pagë javore prej 250 mijë eurove, por në vend që të qëndronte në ‘Emirates’ ose të kërkonte dëmshpërblim, ai i dha fund marrëveshjes.

Ai është rikthyer në Brazil për t’u transferuar te Corinthians.

Drejtorët e Arsenalit thuhet se janë të befasuar nga veprimi i futbollistit, transmeton Periskopi.

Willian thuhet se e ka pranuar se transferimi i tij tek Arsenali nga Chelsea nuk ka funksionuar, dhe i ka uruar të gjithëve fat në të ardhmen para se të largohej.

Sigurisht, kjo e nënvizon për mrekulli gjendjen brenda zhveshtores së Arsenalit, kur marrim parasysh se ai ishte në gjendje të tërhiqej nga gjithçka vetëm që të largohej. /Periskopi.com/

Zyrtare: Arsenali nënshkruan me japonezin Takehiro Tomiyasu

Periskopi.com Sporti

Arsenali ka nënshkruar me japonezin Takehiro Tomiyasu nga Bologna.

Mbrojtësi 22-vjeçar e nisi karrierën e tij në vendlindje me Avispa Fukuoka.

Në janar 2018, Takehiro u transferua në Evropë, duke nënshkruar për klubin belg Sint -Truiden, ku kaloi 18 muaj – ku gjatë asaj kohe u shpall lojtari i sezonit në klub për fushatën 2018/19.

 

Paraqitjet e tij në Belgjikë i dhanë Takehiros një lëvizje në Itali te Bologna në korrik 2019.

Gjatë kohës së tij në Itali, Takehiro u lojtar i rregull në mbrojtjen e Bolognas, duke bërë 63 paraqitje në dy sezonet e tij me skuadrën e Serie A.

Tomiyasu ka përfaqësuar vendin e tij në të gjitha nivelet që nga mosha nën 16 vjeç.

Bellerin do të largohet nga Arsenal – La Liga është destinacioni

Periskopi.com Sporti

Hector Bellerin do të largohet nga Arsenal në ditën e fundit të merkatos.

Shumë lëvizje po finalizohen sot në ditën e fundit të merkatos dhe një ndryshim pritet edhe tek Arsenal, me Hector Bellerin që është afër marrëveshjes për një kalim në La Liga.

Sipas raportimeve të ‘Athletic’, mbrojtësi spanjoll është duke finalizuar marrëveshjen me Real Betis, përcjell Periskopi.

Lojtari nuk ka më shumë për t’i dhënë skuadrës londineze pas një periudhe mjaft të gjatë në ‘Emirates’.

Gjithçka është e kryer sa i përket palëve dhe pritet vetëm zyrtarizimi i spanjollit nga skuadra e Betis. /Periskopi/

Keq e më keq për Arsenalin: Maitland-Niles sapo ka shkaktuar ‘trazira’ me rebelimin e hapur kundër klubit në Instagram

Periskopi.com Sporti

Pas humbjes 5-0 nga Manchester City të shtunën, Arsenali ka mbetur pa fitore – apo gol – në tri ndeshjet e para të Premier Leagues këtë sezon.

Pa dyshim, djelmoshat e Mikel Artetas janë në krizë – dhe puna e spanjollit aktualisht varet në fije të parit.

Sinqerisht, shumë fansa do të dëshironin t’ia shihnin shpinën qysh tash 48-vjeçarit, transmeton Periskopi.

‘Topçinjtë’ aktualisht pozicionohen në vendin e fundit të elitës së futbollit anglez dhe është e qartë se ka një mungesë harmonie në prapaskenat e ‘Emirates’.

Vetëm javën e kaluar, braziliani Willian u pajtua që të hiqte dorë nga kontrata dy-vjeçare me Arsenalin, vetëm që të largohej sa më shpejtë nga ky klub.

Dorën në zemër, askush nuk heq dorë nga një pagë javore prej 270 mijë eurove, pa qenë tmerrësisht keq gjërat.

Tash, një tjetër futbollist i Artetas është i dëshpëruar të largohet dhe ka vendosur ta bëjë rebelimin e tij publik në rrjetet sociale, duke iu përgjëruar ndonjë klubi që t’i dalë në shpëtim para se të mbyllet afati kalimtar të martën.

Ainsley Maitland-Niles, i cili ka bërë vetëm një paraqitje me Arsenalin këtë sezon, deklaroi përmes InstaStoryt të hënën se ai më nuk dëshiron të qëndrojë në bankë.

”Krejt çka dua është të shkoj ku jam i dëshiruar dhe ku do të luaj,” ka shkruar ai duke ia bërë tag Arsenalit. /Periskopi.com/

 

Arsenali shpenzoi 490 milionë euro pas largimit të Wenger – Arteta prapë luajti me dhjetë lojtarë të francezit kundër Man Cityt

Periskopi.com Sporti

Dhjetë nga 14 dështakëve të përfshirë në poshtërimin e Arsenalit nga Manchester City, ishin pjesë e klubit në kohën e Arsene Wengerit – pavarësisht shpenzimeve gati 500 milionëshe.

Trajneri legjendar, Wenger u largua nga ‘Emirates’ pas 22 viteve në klub, transmeton Periskopi.

Por tetë transferime nga koha e tij startuan në poshtërimin 5-0 të shtunën.

Dhe të tre zëvendësuesit që u inkuadruan nga banka ishin poashtu transferime të Wengerit.

Mirëpo, Arsenali ka shpenzuar 490 milionë euro në transferime në tre vitet e fundit pas largimit, nën Unai Emeryn dhe Mikel Artetas.

Sidoqoftë, vetëm Bernd Leno, Cedric Soares, Kieran Tierney dhe Martin Odegaard ishin lojtarët që luajtën në ‘Etihad’, por nuk ishin pjesë e klubit në kohën e Wengerit. /Periskopi.com/

 

Videoja e Thomas Tuchelit duke ‘imituar’ Eminemin në vesh të gjyqtarit mbrëmë, ka shkuar viral

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel nuk është i panjohur me diskutimet me gjyqtarët – dhe ai asnjëherë nuk pritej të qëndronte i qetë pas një pjese të parë kaotike në vizitën te Liverpooli, të shtunën.

Mbrëmja pati një start të mirë për ‘Të Kaltërit’, derisa Kai Havertz drejtoi një top sensacional në portë me kokë.

Chelsea pati raste të dyfishonte rezultatin, por djelmoshat e Tuchelit eventualisht pësuan në përfundim të pjesës së parë, transmeton Periskopi.

‘Të Kuqtë’ barazuan falë vendimit të VAR që i dhuroi një penallti Mo Salahut.

Penalltia kontraverse erdhi pas një tollovie në zonë, me Reece Jamesin që luajti me dorë në vijë të portës.

Ishte reagimi i trajnerit, Tuchel, në vijën teknike që tërhoqi më së shumti vëmendje. Gjermani 48-vjeçar kaloi disa minuta duke debatuar me gjyqtarin e katërt, Craig Pawson.

Pawson, natyrisht, nuk pati kontroll mbi vendimin por kjo nuk e ndali Tuchelin që ta qortonte atë.

Ai mbajti grushtin afër gojës derisa po bënte monolog.

Kjo, e kombinuar me një gjestikulacion interesant, nënkuptoi se Tuchel shumë lehtë ka mundur të gabohej për një reper që po merrte pjesë në një duel aftësish – dhe fansat në rrjetet sociale i shtuan klipit freestylen e Eminemit nga filmi ‘8 Mile’.

Klipi ka shkuar viral. Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Horror: Nëse e shikoni më shumë se një herë këtë klip të Arsenalit kundër Man Cityt, mund të ‘verbëroheni’

Periskopi.com Sporti

Arsenali i dha fund një tjetër dite torturuese të shtunën.

‘Topçinjtë’ hapën fushatën në Premier League me humbje rresht nga Brentfordi dhe Chelsea.

Pasi triumfoi 6-0 kundër West Bromit në Carabao Cup, skuadra e Mikel Artetas sigurisht se kishte shpresuar se do të bënte diçka më shumë kundër Man Cityt në Premier League.

Por ata u shkatërruan në ‘Etihad’ nga kampioni në fuqi i Anglisë.

Arsenali tregoi zero intensitet të lojës, sa herë Ederson kishte topin në zonën e tij.

Brazilianit iu lejua thjesht të qëndronte aty me posedim. Kur ai e kuptoi se lojtarët e Arsenalit nuk po i bënin presing, ai thjesht vuri këmbën mbi tokë dhe priti e priti.

Ai qëndroi në atë pozitë për 15 sekonda, para se Bukayo Saka më në fund e mbylli dhe ai kapi topin.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Ozil tallet keq me Artetan dhe Arsenal pas turpërimit nga City

Periskopi.com Sporti

Tifozët e frustruar dhe komentet tallëse për skuadrën e Arsenal po vijnë në pah pas humbjes turpëruese që londinezët pësuan ndaj Manchester City.

Skuadra e Pep Guardiola i shënoi plot pesë gola Arsenalit, për t’i marrë tri pikë në ‘Etihad Stadium’.

Kjo paraqitje e tmerrshme e Arsenal nuk iki pa u vënë re dhe komentuar as nga Mesut Ozil.

Ish lojtari i Arsenal u largua në një mënyrë jo aq të mirë nga skuadra, dhe tani po gjen kohë të tallet me trajnerin Arteta dhe skuadrën.

“Besoni procesit”, ka shkruar Ozil në ‘Twitter’, duke vendosur edhe një zemër të thyer, përcjell Periskopi.

 

Duket se ai po çon një mesazh se Arsenal nuk ka bërë asgjë me gjeneratat e reja, ndonëse e larguan atë nga skuadra.

Arsenal numëron 0 pikë në 3 ndeshje, me një gol-diferencë 0:9./Periskopi/

‘Karate kid’ Xhaka – shikoni ndërhyrjen brutale që solli kartonin e kuq për Granitin

Periskopi.com Sporti

Granit Xhaka ishte në mesin e fytyrave tragjike në turpërimin që iu bë Arsenalit nga Manchester City.

City i Guardiolas demoloi Arsenalin duke i shënuar pesë gola për t’i marrë tri pikë në kuadër të xhiros së tretë në Premier League.

Por, ndonëse City ishin më të mirë që nga fillimi i ndeshjes, një kontribut dha edhe Xhaka, i cili u ndëshkua me karton të kuq pas gjysmë ore loje, përcjell Periskopi.

Xhaka bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Joao Cancelo dhe kjo ndërhyrje bëri që ‘Gunners’ të mbeten me dhjetë lojtarë në fushë.

Ajo që nevrikos edhe më shumë tifozët e Arsenal është fakti se ndërhyrja erdhi pa asnjë nevojë, kur City nuk po rrezikonte fare portën e Arsenal. Shikoni më poshtë videon ku shihet ndërhyrja e Xhakës. /Periskopi/

City e tmerron Arsenalin – Xhaka merr vëmendje për të keq

Periskopi.com Sporti

Manchester City po e konfirmon formën e lartë, ose Arsenal po dëshmon që nuk është askund. Kjo është dilema pas xhiros së tretë në Premier League.

Manchester City e ka demoluar skuadrën e Arsenal, duke e mposhtur me rezultatin 5:0, në kuadër të xhiros së tretë në Premier League, shkruan Periskopi.

‘Citizens’ e nisën furishëm takimin, duke gjetur dy gola të shpejtë në minutat 7’ dhe 12’, me anë të Gundogan e më pas edhe Ferran Torres.

Pak para fundit të pjesës së parë, të drejtuarit nga Pep Guardiola gjetën edhe golin e tretë. Kësaj radhe ishte Gabriel Jesus që u regjistrua në listën e realizatorëve, në minutën 43’.

Por, paraprakisht, në minutën 35’, Granit Xhaka bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Joao Cancelo, për t’u ndëshkuar me karton të kuq, dhe këtu u vulos dështimi i ‘Gunners’.

Pjesa e dytë nuk ishte asgjë më e lehtë për Arsenal. City gjeti golin e radhës me anë të Rodri, në minutën 53’, me një goditje precize nga distanca.

Rezultati final u vulos nga Ferran Torres, i cili shënoi golin e dytë personal dhe të pestin në ndeshje për Cty, në minutën e 84’.

Manchester City tani shkon në kuotën e gjashtë pikëve, me një gol-diferencë 10:1, kurse Arsenal mbetet pa pikë, në pozitën e fundit, me statistika horror 0:9. /Periskopi/

Harroni seksin, asistimi i Odegaardit mbrëmë është edhe më i mirë

Periskopi.com Sporti

Dy ndeshjet e para të Arsenalit këtë sezon në Premier League nuk kanë mundur të shkonin më keq.

‘Topçinjtë’ hapën fushatën me një humbje shokuese 2-0 nga Brentfordi, para se të humbte me një rezultat nga Chelsea.

Pas dy paraqitjeve të dobëta nga skuadra e tij, Mikel Arteta përdori një formacion të fortë në Carabao Cup kundër West Brom, transmeton Periskopi.

Dhe Arsenali tregoi dominimin derisa fitoi me rezultat bindës.

Pierre-Emerick Aubameyang (2) dhe Nicolas Pepe shënuan në pjesën e parë, për ta mbyllur pjesën e parë me rezultat 3-0.

Bukayo Saka shënoi për 4-0 menjëherë në pjesën e dytë, pas disa lëvizjeve brilante.

Anësori anglez u shërbye me një asistim absolutisht sensacional nga Martin Odegaard, para se të shënonte.

Aubameyang kompletoi hat-trickun në minutën e 62-të, para se Alexandre Lacazette të realizonte për rezultatin përfundimtar, 6-0. /Periskopi.com/

 

Arsenali jep shenja përmirësimi, fiton ndaj WBA me gjashtë gola në EFL Cup

Periskopi.com Sporti

Arsenali ka marr fitoren e parë sezonale, duke mposhtur WBA me rezultat 6-0 për të kaluar 1/16.

Topçinjtë e nisën mirë takimin, duke renditur rastet që në start.

Pierre-Emerick Aubameyang hapi ndeshjen me një gol në minutën e 17-të të takimit,

I njëjtëi shënoi edhe një minutën e 45-të për 2-0, duke treguar se Arsenali do të kërkojë me ngulm fitoren e parë sezonale.

Vetëm një minutë më pas, Nicolas Pepe shënoi për 3-0, për ta mbyllur pjesën e parë.

Bukayo Saka shënoi në minutën e 50-të, për 4-0 pas një asistimi të Martin Odegaard.

Aubameyang kompletoi het-trikun në minutën e 62-të të ndeshjes.

Granit Xhaka luajti në këtë takim 67-të minuta, ku u zëvendësua nga Alexandre Lacazette, që shënoi për 6-0 vetëm dy minuta pasi u fut në fushë.

Arsenali shënoi fitore në fund për të kaluar në 1/16.